Nuk shënonte nga viti 2020, Balaj shkund rrjetën në Turqi

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 15:03 | Futboll

Bekim Balaj ka arritur të shënojë golin e parë në futbollin turk dhe këtë e ka bërë këtë të diel, në ndeshjen Boluspor-Manisa, e cila përfundon 1-2 në favor të miqve.

Balaj u aktivizua në minutën e 62-të dhe arriti ta dërgojë topin në rrjetë fal një goditje fantastike me kokë nga brenda zonës.

Shkodrani 31-vjeçar nuk shënonte në kampionate që prej dhjetorit të vitit 2020, kohë kur ishte pjesë e Sturm Graz në Austri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos