
Champions League rikthehet sot në mbrëmje me ndeshjet e kthimit në fazën e grupeve.
Juventus luan përballë Ferencvaroshit të futbollistit shqiptar Myrto Uzuni, i cili këtë herë do të jetë i gatshëm për hungarezët për ta nisur sfidën prej minutës së parë.
Barcelona udhëton drejt Ukrainës e përgjysmuar ndërsa përballet me Dinamon e Kievit me plot 7 mungesa të formacionit titullar, përfshi Leo Messin.
PSG kërkon hakmarrje ndaj Leipzig për humbjen në takimin e fundit kundër gjermanëve.
Lazio e shqiptarëve luan me rusët e Zenit.
Manchester United pret turqit e Basaksehir, ndërsa Chelsea luan një prej takimeve të orës 18:55 me francezët e Rennnes. (A2 Televizion)