Me Conte-n në stol, Tottenham është një tjetër skuadër dhe këtë e ka treguar edhe në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Liverpool, duke ndalur “The Reds” në një barazim 2-2.
Harry Kane realizoi pas vetëm 13 minutash loje, ndërsa skuadra e Klopp arriti të përmbysë rezultatin Jota e Robertson, por skocezi e la skuadrën e tij me një lojtar më pak në minutën e 77, duke u ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë. Goli i barazimit për Tottenham u shënua nga koreanojugori Son Heung-Min.
Pas këtij takimi, Liverpool mbetet 3 pikë pas Manchester City-t kryesues, ndërsa Tottenham mban vendin e shtatë me 26 pikë. (A2 Televizion)