Kukësi mposht Partizanin dhe ngjitet përkohësisht në krye të Superiores

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 18:50 | Futboll
Kukësi mposht Partizanin dhe ngjitet përkohësisht në krye

Kukësi ka triumfuar në supersfidën e javës së 14 të Superiores ndaj Partizanit edhe pse e nisi ndeshjen në disavantazh që në minutën e 11.

Musta realizoi që në fillimin e sfidës për Partizanin, por Kukësi nuk u dorëzua dhe besoi deri në fund te fitorja në këtë ndeshje. Në 18 minutat e fundit të kohës së rregullt ndodhi edhe përmbysja.

Fillimisht, në minutën e 72, Musta, i cili më herët realizoi një super gol në portën e Kukësit nga distanca, këtë herë ishte i pafat kur e dërgoi topin në portën e tij. Ndërkohë, Gjelbrim Taipi ishte autor i golit të fitores për Kukësin në minutën e 84-t.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në krye të klasifikimit me 27 pikë, po aq sa Tirana, e cila do ta luajë sfidën e kësaj jave ndaj Teutës.

Më herët, Laçi arriti të marrë fitoren e katërt radhazi në Superiore, teksa mundi 2-0 Egnatia, me gola të realizuar nga Zarubica dhe Guindo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos