Këlliçi: Zgjedhjet sqaruan situatën brenda opozitës

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 20:43 | Politikë
Këlliçi: Zgjedhjet sqaruan situatën brenda opozitës

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike dhe përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se zgjedhjet e pjesshme sqaruan se ku qëndron "balanca në mbështetjen opozitare sot".

“Këto zgjedhje ishin një referendum i pastër, për të treguar pikësëpari situatën brenda opozitës. Do të doja që kandidatët tanë të ishin fitues në të gjashta bashkitë, por Lulzim Basha nuk na e bëri të lehtë. Është e qartë që qëllimi i tij është asgjësimi i opozitës në vend. Del i treti dhe thotë që nuk ka humbur ndonjëherë zgjedhje në karrierën time. Ata sot kanë kuptuar më së miri se ku qëndron balanca në mbështetjen opozitare sot. Mua më vjen shumë keq që na janë dashur 6 muaj për të shteruar debatin brenda së djathtës. Sot ranë maskat, është sqaruar gjithçka, por do të kisha dashur që këto 6 muaj të ishim më aktivë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës”, tha Këlliçi.

https://a2news.com/2022/03/07/hoxha-basha-ka-fituar-gjithmone-nga-politika-e-humbur-eshte-opozita-cipa-pd-ne-krize/

“Nga nesër, duhet të nisim me ndërtimin e opozitës së vërtetë. Duhet të bëjmë atë që nuk bën Basha: analizë reale të rezultatit dhe të nxjerrim përfundime nga ky rezultat. Aktualisht, presim vendimin nga gjykata për ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit. Opozita dëmtohet me çdo orë të Bashës në seli. Një i marrë nuk mund të marrë peng fatin e pluralizmit shqiptar. Do të gjejmë çdo mënyrë demokratike dhe paqësore për t’ia kthyer PD-në demokratëve. Nuk e di se çfarë verdikti duhet të ketë më shumë sesa vota e sovranit”, shtoi Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos