Vdekja e Maradonës, nisin investigimet, avokati: Ambulanca u vonua

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 21:14 | Futboll
Vdekja e Maradonës, nisin investigimet, avokati: Ambulanca u vonua

Oficerët gjyqësorë në Argjentinë po investigojnë mbi vdekjen e yllit të futbollit Diego Maradona, ndërsa kanë nisur kërkimet edhe mbi pronat e mjekut personal të ish-futbollistit.

Urdhri u lëshua nga prokurorët në Buenos Aires, të cilët nuk kanë dhënë detaje mbi indiciet që çuan në këtë investigim. Maradona gjeti vdekjen si pasojë e një ataku kardiak pak ditë më parë, në 25 nëntor. Avokati i ish-futbollistit Matias Moria deklaroi se ai do të kërkojë një investigim të plotë mbi rrethanat e vdekjes së Maradonës, dhe kritikoi shërbimin e urgjencës që sipas tij ka qenë i avashtë në asistimin e pacientit.

Avokati deklaroi se kaluan më tepër se 30 minuta para se ambulanca të mbërrinte,  dhe kjo ishte një idiotësi kriminale, siç e quajti ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/25/shuhet-legjenda-e-futbollit-diego-armando-maradona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos