Kërcënonte për vdekje bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari në Laç

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 18:42 | Kronikë
Kërcënonte për vdekje bashkëshorten, arrestohet

Policia ka arrestuar në Laç një 43 vjeçar që kërcënonte me jetë bashkëshorten e tij, duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.

Forcat e rendit arrestuan në flagrancë  shtetasin A.O, duke sekuestruar në banesën e tij në lagjen nr.6 një pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

I arrestuari po kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten A.O.  se do ta vriste.

I arrestuari duhet të përgjigjet tashmë për akuzat " Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit" ,  "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive" dhe "Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos