Kërkohej në Itali për trafikim narkotikësh, arrestohet 45-vjeçari nga Peshkopia

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 17:33 | Kronikë
Kërkohej në Itali për trafikim narkotikësh, arrestohet

Një 45-vjeçar banues në Peshkopi është arrestuar ditën e sotme nga forcat e Policisë në bashkëpunim me Interpolin, pasi ndodhej në kërkim ndërkombëtar.

Behet fjalë për shtetasin Roland Farruku, i kërkuar pasi është dënuar nga gjykata e Ankonës në Itali me 11 vjet 10 muaj dhe 25 ditë burg për trafik narkotikësh.

Personi u ndalua gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në kufirin e Bllatës, dhe është arrestuar provizorisht me qellim ekstradimin ne vendin fqinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos