Kërkohej nga Interpol si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 10:28 | Kronikë
Kërkohej nga Interpol si pjesë e një organizate kriminale,

Një 40-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit u arrestua sot nga policia shqiptare, në bashkëpunim me zyrën e Interpolit në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasin A.I. banues në Tiranë, i kërkuar pas një urdhri kërkimi ndërkombëtar nga Gjykata e Salernos në Itali, ku shqiptari rrezikon deri në 20 vjet burgim.  

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos