
Në një operacion të përbashkët të Policisë të Kurbinit, forcave Renea dhe Interpolit është mundësuar kapja e një shtetasi 40-vjeçar, i kërkuar në Shqipëri dhe në Itali.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.J, alias A.Zh, i cili akuzohej për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, i njëjti person po kërkohej edhe nga Gjykata e Romës në Itali, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e grabitjes me armë dhe plagosjes, për të cilat rrezikon 20 vite burg në vendin fqinj.
Personi, i cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, u kap mëngjesin e sotëm në fshatin Godull. (A2 Televizion)