Këshilli Kombëtar i anuloi, Kryesia nuk tërhiqet: Nesër zgjedhjet për kryetar, vendosim fatin e PD-së dhe të vendit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 09:51 | Aktualitet
Këshilli Kombëtar i anuloi, Kryesia nuk tërhiqet: Nesër

29 korriku duket të jetë data e përçarjes së madhe në Partinë Demokratike, tashmë jo në 2, por në 3 pjesë. Ndonëse një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mori vendimin për të pezulluar zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Kryesia nuk heq dorë. Ditën e sotme, me anë të një njoftimi zyrtar, Kryesia fton të gjithë anëtarët të votojnë duke sqaruar se qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Sipas tyre, nesër do të vendoset fati i PD-së, por edhe i Shqipërisë.  

“Të nderuar anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë! Nesër më datë 29.07.2023, zhvillohet procesi i zgjedhjeve për Kryetar të PDSH! Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për ringritjen e PD-së. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Ju vendosni të ardhmen e PD-së dhe të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mori vendimin për të pezulluar zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Në një mbledhje online të thirrur nga sekretari Gazmend Bardhi, me pjesëmarrjen e 245 anëtarëve u mor vendimi që të mos zhvillohen zgjedhje në datën 29 korrrik. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme u pezullua edhe kryesia e PD-së dhe nuk njihen asnjë prej vendimeve të saj që prej 6 qershorit, duke përfshirë këtu edhe njohjen zyrtare të dorëheqjes së Bashës si kryetar dhe të Alibejat si i komanduar. Pjesa tjetër e PD-së me Indrit Sefen e quajnë nul këtë mbledhje dhe thonë se zgjedhjet do të mbahen në 29 korrik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/27/keshilli-kombetar-anulon-zgjedhjet-e-29-korrikut-per-kryetarin-e-ri-te-pd-se/
https://a2news.com/2023/07/27/keshilli-kombetar-anuloi-zgjedhjet-basha-nuk-terhiqet-me-29-korrik-demokratet-shprehin-vullnetin-e-tyre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos