
Franck Kessié do të jetë lojtar i Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Sipas spanjolleve “Cadena SER” dhe “AS”, mesfushori i Milanit ka nënshkruar tashmë kontratën me klubin katalanas dhe do të mbyllë aventurën me kuqezinjtë në qershor.
Kështu, lojtari nga Bregu i Fildishtë bëhet blerja e parë e Barcelonës për sezonin 2022-2023. Në mesfushën e mbushur me lojtarë si Busquets, De Jong, Pedri, Gavi dhe Nico, Kessie do të ofrojë një profil krejt të ndryshëm, që trajneri Xavi e shikon si të domosdoshëm për skuadrën.
Shumë shpejt, pritet të zyrtarizohet edhe blerja e mbrojtësit Christensen, nga Chelsea. Ndërkohë, drejtuesit katalanas po përpiqen që të bindin edhe Haaland që të bashkohet me ta. (A2 Televizion)