Kievi: Autobusët gati për të evakuuarit nga Mariupoli

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 10:21 | Bota
Kievi: Autobusët gati për të evakuuarit nga Mariupoli

Puna për evakuimin e njerëzve me ndihmën e Kryqit të Kuq nga Mariupol do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që autobusët përpiqen të afrohen me qytetin e rrethuar, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

"Shtatë autobusë do të përpiqen t'i afrohen Mariupolit, të shoqëruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq," tha Vereshchuk në një video postim në internet.

Do të jenë 17 autobusë të përgatitur për të evakuuar njerëzit nga Mariupol dhe Berdyansk, tha ajo, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos