Kievi liron 4 të burgosur në këmbim të 5 ukrainasve

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 08:44 | Bota
Kievi liron 4 të burgosur në këmbim të 5 ukrainasve

Qeveria e Kievit ka liruar katër ushtarë rusë në këmbim të pesë ukrainasve.

Kjo është konfirmuar nga Komanda Operative Jugore e Ukrainës, raporton “Kyiv Independent”.

Ky është shkëmbimi i pestë i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ndërkohë shpërthime të reja u dëgjuan në orët e para të ditës së sotme në Kiev dhe në rajonin e kryeqytetit ukrainas.

Më shumë se 6500 krime lufte të dyshuara të kryera nga trupat ruse në Ukrainë janë nën hetim, ka thënë zyra e prokurorit të Ukrainës.

Gjithsej 6673 raste janë raportuar dhe 198 fëmijë janë konfirmuar se janë vrarë, shtoi zyra e prokurorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos