
Këshilli Kombëtar i 20 Qershorit, duket se ka zyrtarizuar një grupim të ri brenda Partisë Demokratike, në luftën e brendshme për të marrë drejtimin e kësaj force.
Saimir Korreshi nga oborri i Kuvendit njoftoi se ai dhe 6 deputetë të tjerë, pjesë e grupit të Gazment Bardhit, janë duke punuar për të mbledhur një këshill tjetër kombëtar, jo me listën e reduktuar nga mbështetësit e Bashës në PD, por me numrin e plotë të anëtarëve që janë zgjedhur në vitin 2021.
“Jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të bëhet një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë”, tha deputeti Korreshi.
Enkelejd Alibeaj, dyshimet për legjitimitetin e mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, e konsideron të kotë.
“Ka ndodhur që nga gjithë Këshilli kombëtar, si nga të gjithë strukturat e tjerë një pjesë kanë zgjedhur që të mos militojnë më me PD-në dhe kanë gjetur një strofull tjetër të LSI. 329 emra të Këshillit Kombëtar janë ata që përbëjnë Këshilli Kombëtar”, tha Alibeaj.
E teksa lufta e numrave në PD duket se do të vijojë gjatë, rikthimi i Lulzim Bashës për të marrë kreun e kësaj force politike, ka përçarë edhe më shumë deputetët. Korreshi deklaroi se ata që kërkojnë poste në parti nuk mendojnë për anëtarësinë, por Alibeaj tregon se kush e gëzon e kush jo të drejtën për t’i bërë moral ish-kryetarit që kërkon rikthimin.
“Unë mendoj dhe gjykoj se të paktën demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për terezinë e vet, b..ën e vet që ta mbajnë në karrige”, u shpreh Korreshi.
Akuzat e Korreshit i komentoi nga studio eA2CNN edhe deputeti Arbi Agalliu, që ruajti të njëjtën linjë me Alibeajn.
Lulzim Basha në garën për t’u rikthyer në krye të PartisëDemokratike do të garojë kundër Gjergj Hanit, ish i përndjekur politik. (A2 Televizion)