Kina-Kanadasë: Lironi Meng, ndryshe vuani pasojat

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2018, 14:44 | Bota
Kina-Kanadasë: Lironi Meng, ndryshe vuani pasojat

Kina ka kërkuar zyrtarisht nga Kanadaja lirimin e shefes ekzekutive të kompanisë Huawei ose ndryshe paralajmëron për pasoja.

Zv. ministri i Jashtëm i Kinës, Le Yucheng ka thirrur ambasadorin kanadez duke i dorëzuar një notë të fortë proteste.

Ministria e Jashtme e ka quajtur arrestimin e zonjës Meng si një veprim ekstremisht të ulët. Meng, shefja Financiare e Huawei akuzohet se ka shkelur sanksionet amerikane për Iranin.

Ajo është arrestuar të shtunën e shkuar në Vankuver dhe pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku përballet me dënimin prej 30 vitesh burg, në qoftë se shpallet fajtore. Kina këmbëngul se ajo nuk ka shkelur asnjë ligj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos