Rebelo de Sousa merr mandatin e dytë si president i Portugalisë

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 11:36 | Bota
Rebelo de Sousa merr mandatin e dytë si president i Portugalisë

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ka fituar një tjetër mandat në krye të vendit, që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën ditën e dielë.

Pas numërimit të rreth 98% të votave, Marcelo Rebelo de Sousa kishte marrë 61% të preferencave nga qytetarët portugezë, në krahasim me 12% që mori ish-deputetja socialiste, Ana Gomes.

Ndonëse në Portugali, shifrat ditore tregojnë një përkeqësim të situatës me koronavirusin, autoritetet kishin marrë të gjitha masat që zgjedhjet të mbaheshin duke zbatuar të gjitha protokollet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos