Kina shënon një rritje të rasteve me koronavirus

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 08:18 | Bota
Kina shënon një rritje të rasteve me koronavirus

Autoritetet në Kinë raportojnë një rritje të lehtë të numrit të personave të rinj të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, pjesa më e madhe e të cilëve janë raste të importuara dhe asimptomatikë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë bën me dije se 46 persona u diagnostikuan së fundmi me koronavirus, 42 prej të cilëve ishin udhëtarë nga jashtë, pas hapjes së kufijve

Në deklaratën për shtyp komisioni shton se pjesa më e madhe e personave të prekur nga virusi vdekjeprurës ishin asimptomatikë.

Aktualisht numri i personave të infektuar në Kinë ka shkuar në 81 953, ndërsa viktimat 3339.

Situata më problematike raportohet në provincën Heilogjiang, ku u raportuan raste të reja me Covid-19 dhe të gjithë janë shtetas kinezë që hyjnë nga Rusia.

Në këtë provincë vetëm ditën e fundit hynë 22 persona të infektuar nga fqinji rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos