
Kina rezervon të drejtën e përdorimit të forcës për ta sjellë Tajvanin nën kontrollin e saj, por do të përpiqet të arrijë një "ribashkim" paqësor me ishullin e vetëqeverisur që ka një të ardhme të ndritur nën sundimin kinez. Deklarata është bërë nga presidenti Xi Jinping duke folur në kongresin e përvjetorit të 40 të deklaratës për Tajvanin.
“Realizimi i ribashkimit nëpërmjet metodave paqësore është më i dobishëm për bashkatdhetarët tanë dhe për të gjithë kombin kinez. Ne nuk premtojmë të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe të rezervojmë mundësinë për të përdorur të gjitha masat e nevojshme për të arritur këtë qëllim dhe për të parandaluar pavarësinë e Tajvanit”.
Xi Jinping, President i Kinës
Tajvani është çështja më sensitive e Kinës dhe pretendohet nga Pekini si territori I saj I shenjtë. Presidenti Xi Jinping ka rritur presionin ndaj ishullit demokratik që kur TsaiIng-Wen nga partia Progresiste pro-pavarësisë u bë president në 2016.
Ai madje ka angazhuar një aparat diplomatik për të gjetur një zgjidhje për atë që Partia Komuniste e Kinës e cilëson si “Çështja e Tajvanit”. Xi Jinping ndër të tjera siguroi popullin e Tajvanit se nuk ka asgjë për të pasur frikë nga sundimi kinez, edhe pse shumica e njerëzve atje nuk kanë shfaqur interes të drejtohen nga diktatura e Pekinit. (A2 Televizion)