“Urimi” i Kim Jong Un: SHBA të heqë sanksionet

Nga A2 CNN
1 Janar 2019, 13:30 | Bota

Lideri koreano-verior Kim Jong Un u shpreh i përkushtuar për denuklearizimin por paralajmëroi se do të ndryshonte kurs nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin sanksionet.

Deklarata erdhi gjatë fjalimit të Vitit të Ri, i cili u ndoq me interes anekënd botës.
“Qëndrimi ynë i palëkundur është që të vendosim një marrëdhënie të re mes dy vendeve, të kthejmë paqen në gadishullin korean dhe të ecim drejt denuklearizimit. Nësë Shtetet e Bashkuara i përgjigjen nismës sonë me veprime të ndërsjella, marrëdhënia do të vazhdojë të përmirësohet. Por nëse do të vazhdohet me kërcënime e sanksione, atëherë ne do të gjejmë mënyra të reja për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat tona”.
Kim Jong Un

Udhëheqësi koreano-verior tha se ishte i gatshëm të takohej sërish me Presidentin amerikan, në çdo moment. Dy liderët u takuan në qershor të 2018-tës, duke sinjalizuar një kthesë historike në lidhjet mes tyre, por deri më tani rezultatet kanë qenë të pakta.

Sipas analistëve, deklarata e Kim Jong Un le të kuptohet se Peniani po pret që Shtetet e Bashkuara të bëjnë diçka, e nëse kjo nuk ndodh, armëpushimi i përkohshëm mund të marrë fund. Fjalimi i Vitit të Ri është një traditë që Kim e ka trashëguar nga gjyshi i tij, themeluesi i shtetit komunist Kim Il-sung. Ai i drejtohet kryesisht popullit, me fokus tek ekonomia, por vëzhguesit skanojnë më kujdes çdo rresht që i referohet agjendës ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos