Një sondë kineze ditët në vijim mund të ndryshojë historinë e astronomisë, ose të paktën të perceptimit që kemi për Hënën.
Autoritetet kineze të Agjencisë Kombëtare për Hapësirën deklaruan zyrtarisht ditën e sotme që një sondë e quajtur Chang’e-4 “po përgatit uljen e parë në histori në pjesën e errët të Hënës”.

Dihet që sateliti i planetit tonë ka një rotacion të njëjtë me orbitën ndaj Tokës, çka bën gjysmën e saj gjithmonë të padukshme nga toka. Edhe pse kjo pjesë, që në fakt nuk është aspak e errët në vetvete, është fotografuar nga rusët qysh në tetorin e vitit 1959, asnjëherë nuk kanë ndodhur ulje sondash ose astronautësh, për shkak të vështirësive të komunikimit me Tokën.
Sonda kineze nisi rrugëtimin e tij të gjatë në fillim të dhjetorit, dhe sipas autoriteteve kineze ndodhet tashmë rreth 15 kilometra nga sipërfaqja e hënës.
Chang’e-4 do të hulumtojë natyrën e terrenit hënor, mineralet, nivelin e radioaktivitetit dhe shumë parametra të tjera.

Kina nuk ka deklaruar ditën ekzakte të uljes së sondës, por kjo do të ndodhë” në një moment të përshtatshëm” ditët në vijim.
Suksesi i sondës Cjang’e-4 do t’i jepte një hov të rëndësishëm ambicieve të Pekinit zyrtar për t’u shndërruar në superfuqi edhe jashtë planetit tonë, duke kapërcyer në të ardhmen edhe planet e Rusisë dhe SHBA-së. (A2 Televizion)