Kisha rumune, kundër posterave që shfaqin mjekët si shenjtorë

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 18:25 | Bota
Kisha rumune, kundër posterave që shfaqin mjekët si

Kisha ortodokse rumune deklaroi të mërkurën se një seri posterash që shfaqin mjekët dhe infermierët në linjën e parë të luftës kundër pandemisë së koronavirusit si shenjtorë, është blasfemi dhe fyen ikonografinë e krishterë.

Bashkia e Bukureshtit reagoi menjëherë pas kësaj deklarate duke thënë se do të diskutojë me firmën e reklamave për heqjen e këtyre posterave, të cilët janë pjesë e një fushate evropiane, ku pikturat e mjekëve dhe infermierëve kanë të ndërthurura me elementë nga arti fetar.

Posterat e krijuara nga ilustruesi rumun, Wanda Hutira, të cilët janë pjesë e fushatës “Faleminderit doktorë” nga agjencia e reklamave, McCann Worldgroup në përgjithësi janë pritur mirë nga publiku, por ka pasur dhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

“Është një fushatë për të promovuar vizionin dystopian rreth situatës së krijuar nga pandemia”, tha zëdhënësi i kishës, Vasile Banescu. Ai shtoi se posterat janë një deformim vizual i ikonografisë së krishterë.

“Jo vetëm që janë një akt blasfemie, por fyejnë gjithashtu dhe profesionin e nderuar, të cilët po ashtu si ne, nuk mendojnë se janë shenjtë dhe nuk kërkojnë të kthehen në një kult publik”, shtoi Banescu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos