Shëngjin, vjehrri kërcënonte me vdekje nusen e djalit, arrestohet

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 09:35 | Kronikë

Forcat e Policisë së Lezhës kanë parandaluar një tragjedi të mundshme, teksa një 65-vjeçar u ndalua pasi kërcënonte për vdekje nusen e djalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Ishull, në Shëngjin, ku për arsye ende të panjohura shtetasi B.Ll. po ushtronte dhunë ndaj nuses së djalit duke e kërcënuar para dy fëmijëve të mitur se do ta vriste me armë zjarri, që u sekuestruan më vonë nga policia.

Personi u arrestua dhe do të përgjigjet, për momentin, për veprat penale “dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos