I bie pema në kokë, ndërron jetë 50-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 09:52 | Kronikë
I bie pema në kokë, ndërron jetë 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë duke prerë pemë në pyll. Sipas Policisë së Bulqizës, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës.

Policia tha se nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se viktima, me inicialet Rr.T., së bashku me shtetasin E.S., duke prerë me motosharrë një pemë të llojit "Ah" gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos