Emiliano Shullazi dërgohet në spital

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 08:16 | Kronikë
Emiliano Shullazi dërgohet në spital

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Apeli i Posaçëm konfirmoi më 3 dhjetor 2021 dënimin me 14 vite burg për Shullazin, i fajësuar për “gjobëvënie” ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zaka, si edhe për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”. Të pandryshuara mbeten masat e dënimit për të bashkëpandehurit e tij. Vendimi i Apelit u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të OSBE-së.

Shullazi akuzohet nga SPAK edhe për pjesëmarrjen në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, por edhe ish-rivalit të Lulzim Berishës, Klodian Saliu. Për ngjarjet e ndodhura në vitin 2005, Prokuroria ka dërguar për gjykim grupin e tij, por edhe Lulzim Berishën, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullain. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos