
Barcelona dhe Real Madrid nuk po kalojnë një periudhë të mirë dhe kjo duket nga rezultatet e këtyre ekipeve në Champions League.
Gjithashtu, titujt e fituar në Spanjë më shumë vijnë si pasojë e të metave të kundërshtarit sesa meritave të ekipit fitues.
Të dy këto ekipe duket se janë në një periudhë ndryshimi të ciklit dhe si çdo tranzicion në një ekip futbolli, janë të rinjtë ata që marrin përsipër.
Kështu, Klasikja që do të luhet nesër, duket më shumë se kurrë në duart e të rinjve. Ansu Fati, Pedri, De Jong, Dest dhe Trincao te Barcelona; Vinicius, Rodrygo dhe Valverde te Reali. Këta janë lojtarët që kanë marrë gjithmonë e më shumë rëndësi te gjigantët spanjollë në muajt e fundit. (A2 Televizion)