KLGJ e largoi nga detyra, Dvorani: Gafë juridike, të shohim ç’do katranosin në arsyetim

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 18:49 | Aktualitet
KLGJ e largoi nga detyra, Dvorani: Gafë juridike, të shohim

Ardian Dvorani ka reaguar menjëherë pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta larguar nga detyra si anëtar i Gjykatës së Lartë, gjë që çon automatikisht në ndërprerjen e mandatit të tij dhe në krye të KED.

Përmes një reagimi të shpërndarë për median, Dvorani e konsideron këtë vendim të KLGJ një gafë të paimagjinueshme dhe bën me dije se do të presë arsyetimin e tij.

“Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”, thuhej në reagimin e Dvoranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos