
Shqipëria renditet mes vendeve që garanton lirinë e besimit, në raportin vjetor të departamentit amerikan të shtetit.
Ndërsa theksohet se nuk ka një fe zyrtare, raporti që shqyrton gjendjen e lirisë së besimit në 200 vende, thotë se shteti është neutral ndaj kësaj çështjeje, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.
Departamenti amerikan i Shtetit kujton se 135 ndërtesa, pronë e grupeve fetare, u legalizuan në vitin 2019, më shumë se sa një vit më herët, ndërsa i referohet shqetësimeve të komunitetit islamik dhe atij bektashi në lidhje me statusin e disa pronave të caktuara.
Në raport thuhet gjithashtu se gjatë protestave antiqeveritare udhëheqësit fetarë lëshuan deklarata që dënonin dhunën dhe bënë thirrje për qetësi. Në rang global, sipas DASH, 8 në 10 persona përballen me kufizim të lirive fetare. (A2 Televizion)