Shtimi i rasteve të infektimit të popullatës me koronavirus, ka intensifikuar edhe punën e Inspektoratit shtetëror të shëndetësisë.
Ky inspektorat ka intensifikuar kontrollet veçanërisht në zonat bregdetare turistike që janë më të preferuarat nga njerëzit.
Në Vlorë ISHSH k ka kontrolluar qindra bare restorante dhe njësi tregtare, ku janë parë masat e marra dhe garantimi i distancimit fizik dhe distancat mes tavolinave. Nga kontrollet e ushtruara, vihet re një ndërgjegjësim i administratorëve dhe klientëve, por gjithsesi ka akoma vend për përmirësime.
Në këto kushte, drejtuesi i ISHSH për Vlorën ka deklaruar se tanimë nuk do të këtë më këshillime për subjektet që do të kapen në shkelje të masave anti-Covid-19, të miratuara nga ministria e Shëndetësisë.

“Ju garantoj që të paktën për sezonin turistik nuk do të ketë më këshilla. Do të zbatojmë masa deri në mbyllje për subjektet që nuk respektojnë protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë ”, deklaroi Lorenc Rexho, drejtues i ISHSH në Vlorë.
Vlora ka qenë një qytet i frekuentuar gjatë kësaj periudhe nga rrethe të tjera, çka shton rrezikun e përhapjes së infektimit. (A2 Televizion)