Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Mes të tjerëve, në të kallëzohen kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Aktori Neritan Liçaj: “Nuk e kuptojnë që ka ardhur koha për drejtësi. Shqiptarët duan që të bëhet drejtësi. Ata që bëjnë krime, të shkojnë prapa hekurave ose para drejtësisë. Është detyra e SPAK-ut që të ruajë institucionet e këtij vendi, përtej jetës që na u rrezikua neve atë ditë. Nuk po përmendim këtu vjedhjen e pronës”. (A2 Televizion)
