Klopp hedh në fushë skuadrën më të shtrenjtë në historinë e Liverpool

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 21:37 | Futboll
Klopp hedh në fushë skuadrën më të shtrenjtë

Në ndeshjen ndaj Genk, e vlefshme për Champions League, Jurgen Klopp ka hedhur në fushë formacionin më të shtrenjtë të historisë së Liverpool.

Sipas CNN, 11 futbollistët e përzgjedhur kanë një vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Njëmbëdhjetëshja e Liverpool përfshin Alisson (84 milionë $) Virgil van Dijk (96 milionë $) Naby Keita (62 milionë $), Fabinho (52 milionë $), Sadio Mane (44 milionë $), Mohamed Salah (44 milionë $) dhe Roberto Firmino (37 milionë $). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos