Spektakël në “Bombonera”, fundi i hidhur për mijëra tifozë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 12:04 | Futboll

Nuk ka përmbysje për Boca Juniors. Lavdia e superklasikos së Argjentinës i takon River Plate-s që edhe një herë tjetër, gjunjëzoi rivalët e përjetshëm në Kopa Libertares.

Në takim e dytë të gjysmëfinaleve të turneut prestigjioz, ishte Boca ajo që fitoi 1 me 0 por River Plate siguroi biletën e finales falë suksesit 2 me 0 në aktin e parë.

Dueli ishte spektakolar si fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit mitik “Bombonera”, që dhuroi një atmosferë të jashtëzakoshme nga tifozët. Për të dytin vit radhazi, River Plate ja del të triumfojë në sfidat e dyfishta ndaj Boca Juniors. Në Madrid, edicionin e kaluar, bardhekuqtë ngritën titullin ndërsa në derbin e kësaj radhe arrijnë të prekin finalen e madhe të 23 nëntorit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos