Një banor i zonës së Klosit ka qenë duke mbledhur dru zjarri përgjatë lumit, kur është përballur me një predhë luftarake në bregun e lumit Mat. Ai ka njoftuar menjëherë organet e policisë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Këta të fundit kanë njoftuar forcat xhenjere pranë Ministrisë së Mbrojtjes sepse predha ishte e rrezikshme për të shpërthyer. Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xhenjere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eliminuar rrezikshmërinë e saj.

Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë, kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga ish-ministrja, Mimi Kodheli. (A2 Televizion)