Vidhnin motorë e biçikleta në Tiranë dhe i shisnin në Fushë-Krujë, 2 në pranga

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 09:34 | Kronikë
Vidhnin motorë e biçikleta në Tiranë dhe i shisnin në

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se kishin ngritur një skemë ku vidhnin motorë dhe biçikleta në Tiranë, për t’i shitur më pas në Fushë-Krujë dhe Milot. Njëri prej të arrestuarve madje ishte me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, si i dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm.

Në pranga përfunduan 41-vjeçari  E.Gj. dhe 19-vjeçari D.D, i cili në fakt duhet të ishte në banesë pasi ishte lënë në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.

Policia tha se ka sekuestruar veshje të ndryshme që dyshohet se autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve, dhe aksesorë të ndryshëm të biçikletave të vjedhura. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme kryenin vjedhje biçikletash dhe motomjetesh. Pasi afroheshin në vendqëndrimet e biçikletave ose motomjeteve, mbikëqyrnin lëvizjet e qytetarëve që i parkonin në këto pika, më pas i vidhnin dhe me një mjet të marrë me qira, i transportonin drejt Fushë-Krujës dhe Milotit, për ti shitur”, tha Policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 13 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 22.02.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;

* Më datë 14.04.2021 , në rrugën “Ibrahim Rrugova”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësti të shtetasit F. P.;

* Më datë 13.10.2021, në rrugën “Kastriotët”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. S.;

* Më datë 15.10.2021, në "Rrugën e Barrikadave" dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit R. K.;

* Më datë 29.10.2021, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit L. D.;

* Më datë 21.11.2021, në rrugën “Arkitekt Sinani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. L.;

* Më datë 15.12.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;

* Më datë 16.01.2022, në rrugën “Kareman Ylli”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. R.;

* Më datë 19.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit R. R.;

* Më datë 19.01.2022, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit D. S.;

* Më datë 20.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases K. Ç.;

* Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.;

* Më datë 25.01.2022, në rrugën “Gjergj Filipi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Sh. Xh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos