Përfshihet nga flakët hoteli te mbikalimi i Rinasit

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 08:37 | Kronikë
Përfshihet nga flakët hoteli te mbikalimi i Rinasit

Një hotel pranë mbikalimit të Rinasit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, njoftoi Policia e Tiranës.

Si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli, tha policia.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos