Kodi Zgjedhor, Rama: Listat e hapura jo tabu për ne, por mos na shantazhoni

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 13:32 | Politikë
Kodi Zgjedhor, Rama: Listat e hapura jo tabu për ne, por mos na shantazhoni

Pak minuta kishin kaluar nga shkarkimi i së ëmës në vetting, kur Rudina Hajdari doli në foltore. Reagimin dukej se e ruante prej kohësh.

“Shumë njerëz jashtë kësaj salle më janë hedhur si ujqër, që unë ndenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më. Por, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te Reforma në Drejtësi sepse shkoj përtej interesave të partisë sime”, tha Hajdari.

kazuae saj janë listat e hapura të kandidatëve për depuetë dhe ndryyshimi I sistemitzgjedhor.  Për marrëveshjen e firmosur dhe me opozitën jashtë, nuk e fshehpendimin: “Ky Kuvend nuk ka për të lënë atë Kod Zgjedhor për t’u votuar ashtu siç është në atë marrëveshje. Ne mund të shtojmë elemente shtesë, mund t’i japim mundësi shqiptarëve për lista të hapura, për të ndryshuar sistemin”. 

As Edi Rama nuk është entuziast mbi atë që Damian Gjiknuri firmosi në selinë amerikane për Kodin Zgjedhor. Për herë të parë, i del në krah propozimit të opozitës parlamentare, të cilën megjithatë nuk ngurron ta disiplinojë: “Listat e hapura nuk janë tabu për mua, por mos u bëni si ata që ikën, se me kërcënime dhe shantazhe Partinë Socialiste vetëm e tundoni që t’ju tregojë se sa të vegjël jeni. Marrëveshja është marrëveshje dhe ne do ta respektojmë, pastaj, se çfarë doni të diskutoni këtu me ne për të arritur një mirëkuptim për të votuar, kjo është temë që pason”.

Me emra konkretë, për opozitën jashtë ka gjithashtu një paralajmërim: “Ajo nuk është reformë, ajo është një kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm që kemi bërë të gjithë ne. Lulzim Bashës dhe Vasilit i them që të mos vazhdojnë më të dalin dhe të shajnë e të shantazhojnë. Një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshjeje nga grisja e saj dhe këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Lulzim Basha se nuk ia kemi për borxh që të na sulmojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos