Lleshaj për krimin në vend: Rënie galopante, kush nuk bindet të ndryshojë shtetësi

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 13:11 | Politikë
Lleshaj për krimin në vend: Rënie galopante, kush nuk bindet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi këtë të enjte interpelancën urgjente për kriminalitetin në vend.

Llogaridhënia ishte kërkuar nga opozita, që e akuzoi se po mbështet krimin, kryesisht në Lezhë. Por, sipas ministrit, ka rënie galopante të kriminalitetit.

“Në përgjithësi kërkesa juaj bazohet në supozime, të mirëqena nga ana juaj, ju flisni për “zhvillime galopante të trafiqeve dhe lëndëve narkotike”, ju flisni për “rritje galopante të krimeve  kundër personit dhe kriminalitetit në përgjithësi”, dhe për shumë gjëra të tjera, të cilat pothuajse i keni shoqëruar rregullisht me fjalën “galoponte”. Dhe në fakt unë po përdor këtë terminologjinë tuaj megjithëse nuk më pëlqen fare, po them që keni bërë supozime dhe hamendësime galopante në drejtim të pavërtetës. Doni apo s’doni, bëhuni shqiptarë apo merrni shtetësi tjetër. Nuk ka rritje galopante të krimit në Shqipëri, por ka ulje galopante të krimit në Shqipëri, për këdo që di shkrim e këndim”, tha Lleshaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos