Kreu i PD, Lulzim Basha vijoi turin e tij të takimeve me qytetarët dhe sipërmarrjet në zonën e Farkës në Tiranë.
Kryedemokrati ndaloi në gomisterinë e një të riu, ku u njoh me problematikën që hasin bizneset në këtë zonë.
Lulzim Basha deklaroi se qeveria nuk e ndihmon biznesin, por vijon me gjobat.
“Në Farkë, në qendër të Tiranës dhe kudo problemi numër një është rënia e konsumit. Shqipëria është në një krizë të thellë. Qeveria vijon me gjoba, me bandat e tatimorëve që nuk i shërbejnë ligjit, por mbushin xhepat e tyre. Në ditët e fundit ka një rritje marramendëse të ryshfetit. Paralajmëroj çdo punonjës që abuzon me detyrën se asgjë nuk do të falet”, tha Basha. (A2 Televizion)