Ngërçi për KQZ, opozita i përgjigjet PS-së: E pashpjegueshme, PS kërkon të zhbëjë përcaktimin konsensual të rregullave të garës

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 19:35 | Politikë
Ngërçi për KQZ, opozita i përgjigjet PS-së: E

Opozita jashtëparlamentare i është përgjigjur Partisë Socialiste, që kishte refuzuar formulën e saj për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në përgjigjen e saj, opozita kërkon të dijë “me cilën pjesë të propozimit nuk është dakord dhe arsyet pse, si dhe të bëjë një propozim të saj alternativ në përputhje me dakordësinë e 5 qershorit, pra sesi të garantohet me ligj konsultimi dhe ndarja proporcionale e anëtarëve të KQZ midis partive të mazhorancës dhe partive të opozitës, si dhe vendimmarrja konsensuale për çështje të rëndësishme të procesit zgjedhor”.

Sipas saj, PS ka refuzuar të reflektojë dakordësinë e 5 qershorit, sipas së cilës “Komisioneri i Zgjedhjeve përzgjidhet në konsultim mes palëve, Zëvendës Komisioneri përzgjidhet nga partitë e opozitës, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe KAS përzgjidhen nga partitë e mazhorancës dhe opozitës, të ndarë në mënyrë proporcionale”.

https://a2news.com/2020/06/17/pd-kerkon-mbledhje-te-keshillit-politik-gjiknuri-sillni-propozim-te-ri-per-formulen-e-kqz/

Në përgjigje thuhet se “është e pashpjegueshme sesi PS kërkon të zhbëjë garanci që ekzistojnë aktualisht në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin konsensual nga KQZ të rregullave të garës elektorale. E kemi të paqartë qëndrimin tuaj se kjo formulë e propozuar nga opozita për KQZ e cila është e njëjtë si ajo që përdorim për organet e reja të drejtësisë, sjell politizim ndërkohë që ju mbroni versionin se kandidatët për KQZ duhet të jenë propozime nga grupet parlamentare apo deputetë të veçantë, çka në fakt, përbën politizim tërësor të kandidaturave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos