Në muajin mars, Koenigsegg prezantoi të mrekullueshmen Jesko, një makinë e prodhuar në vetëm 125 njësi (të gjitha të shitura).
Ndërsa këtë javë, marka suedeze e famshme për prodhimin e supermakinave ka prezantuar një version edhe më luksoz të kësaj makine: Koenigsegg Jesko Red Cherry Edition.
Ndryshimi është ngjyra e kuqe nga ana e jashtme dhe disa aksesorë shtesë sipas porosisë së klientëve.
Çmimi i këtij Koenigseggu është 2 350 000 euro, por nëse klienti kërkon ta personalizojë me aksesorë të ndryshëm, ky çmim do të rritet akoma më shumë. (A2 Televizion)