
Gjiganti i teknologjisë Samsung
po anulon parapagimet për modelin më të ri të smartfonit të palosshëm.
Rimbusrimi i klientëve do të bëhet pasi Samsung Galxy Fold nuk është
ende gati të hidhet në treg për përdoruesit për shkak të problemeve ka shfaqur.
Samsung njoftoi lançimin e smartfonit të ri në
shkurt, por përdoruesit që testuan telefonin raportuan se gjatë përdorimit ai
kishte pësuar thyrje. Kjo detyroi kompnianë që të tërheqë modelin e ri, duke
pranuar se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.
Samsung deklaroi se do të përforconte
mbrojtjen e ekranit në mënyrë që klientët të përfitojnë maksimumin nga
smartfoni i ri me vlerë 2 mijë dollarë, i cili do të jetë fillimisht i
aksesueshëm pë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Modeli i smartfonëve të palosshëm përfaqëson
edhe gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë.
(A2 Televizion)