Kolegët përplasin në tokë të moshuarin, 57 efektivë të skuadrës speciale japin dorëheqjen

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 10:37 | Bota
Kolegët përplasin në tokë të moshuarin, 57

57 efektivë të Policisë së Bufalos, në Nju Jork, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, pas pezullimit të dy kolegëve të tyre që akuzohen se përplasën në tokë një protestues 75-vjeçar. CNN mësoi se efektivët dhanë dorëheqjen nga skuadra speciale, por jo nga puna e rregullt në Policinë e qytetit.

Për ngjarjen, e cila u filmua në kamera, ka nisur edhe një hetim. Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, e quajti të pajustifikuar dhe të turpshëm.

Në pamjet filmike, protestuesi shfaqet përballë efektivëve të policisë të cilët ndërsa përparojnë e shtyjnë duke e hedhur në tokë. Koka e tij përplaset me trotuarin e ndërsa ai qëndron i shtrirë dhe i gjakosur, ata e lënë aty dhe vazhdojnë rrugën.

I moshuari, Martin Gugino, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, thanë autoritetet. Avokati i tij tha se ishte në gjendje të stabilizuar dhe se ai ishte thjesht një protestues paqësor, i njohur në komunitet për aktivizimin në shoqërinë civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos