Vritet lideri i Al Kaedës në Afrikë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 22:58 | Bota
Vritet lideri i Al Kaedës në Afrikë

Ushtria franceze bën me dije se ka vrarë gjatë një operacioni ushtarak liderin e organizatës terroriste Al Kaeda për Afrikën Veriore.

Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly deklaroi se terroristi Abdelmalek Droukdel u vra gjatë një operacioni të mirëorganizuar të trupave ushtarake në Mali.

Abdelmalek Droukdel, i cili ka drejtimin e Al Kaedës në veri të Afrikës dhe komandon dhe grupin JNIM, u vra së bashku me disa nga ndjekësit e tij besnikë.

“Vdekja e tij është një goditje e rëndë për grupet terroriste”, deklaroi ministrja Parly. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos