Italia regjistron 85 viktima të tjera nga koronavirusi

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 18:01 | Bota
Italia regjistron 85 viktima të tjera nga koronavirusi

Vijon të mbetet në të njëjtat shifra numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali.

Në 24 orët e fundit Emergjencat Civile raportojnë se 85 persona të tjerë kanë ndërruar jetë për një total mbi 33,700 viktima.

Një rritje të ndjeshme kanë pësuar rastet e reja, krahasuar me një ditë më parë, ku u raportuan 518 të infektuar të tjerë, 402 prej të cilëve në Lombardi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos