Kolegji Zgjedhor pranon pjesërisht kërkesën e Lefter Maliqit për Kuçovën

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 18:53 | Politikë
Kolegji Zgjedhor pranon pjesërisht kërkesën e Lefter Maliqit

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës.

Kolegji vendosi rinumërimin e votave në 18 kuti votimi në Kuçovë.

Lefter Maliqi kërkon anulimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në këtë bashki, rinumërim të të gjitha QV-ve

Gjatë seancës gjyqësore që zgjati gati 9 orë, Kolegji këqyri pamjet e kamerave të disa qendrave të votimit, ku u konstatua se në disa prej tyre kishte votim familjar, vëzhgues që shkonin brenda dhomës së fshehtë të votimit e vëzhgues që ndihmonin votuesit në palosjen dhe futjen në kuti të votave.

Sipas paditësit Lefter Maliqi, votim familjar ka pasur të paktën në 1254 raste. Po ashtu, nga pamjet filmike të shfaqura në seancë u konstatuan disa qendra votimi ku kamera e KQZ nuk kishte funksionuar fare, në disa të tjera ishte e shfokusuar, si edhe raste ku nga këndi i vendosjes së saj nuk shquheshin dhomat e fshehta dhe kutitë e votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos