
Pas plotësimit të vakancave që bënë të mundur nisjen e punës në Gjykatën Kushtetese, në fund të vitit të kaluar, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim bën një tjetër apel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shprehet se tashmë ka ardhur koha që të arrihet kuorumi dhe në Gjykatën e Lartë, për plotësimin e vendeve të tjera në Kushtetuese.
“Duke punuar së bashku KED, Presidenca dhe Parlamenti arritën të sjellin një Gjykatë Kushtetuese funksionale në fund të vitit 2020. Tashmë është kohë për Gjykatën e Lartë që të arrijë kuorumin që Gjykata Kushtetuese të plotësohet dhe vetë Gjykata e Lartë të bëhet funksionale, hap pas hapi”, shkruan Yuri Kim. (A2 Televizion)