
Kreu i Gjendjes Civile deklaroi nga Vlora se listat e zgjedhësve do të jenë më të mirat që ka pasur ndonjëherë vendi.
Bledar Doracaj bëri thirrje ndaj qytetarëve që të aplikojnë për kartat e identitetit, ndërsa shumë të tjerë nuk po tërheqin dokumentet e reja.
“Të gjithë shtetasit me dokumente të skaduara të vijnë dhe të aplikojnë. Me këtë dokument jo vetëm mund të votosh, por është çelësi për të fituar çdo shërbim në privat dhe shtet. Ju garantoj se këto do të jenë listat e zgjedhësve më të mira që ka pasur ndonjëherë Republika e Shqipërisë”, tha Doracaj. (A2 Televizion)