
Ndeshja “vëllazërore” midis Shqipërisë dhe Kosovës që parashikohet të luhet sot në Elbasan mund të jetë në dyshim, për shkak të pandemisë.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të mërkurën. Testi është kryer sot, në ditën kur do të luhet ndeshja miqësore me Shqipërinë në Elbasan. Pozitiv ka rezultuar edhe anëtar i stafit të përfaqësueses, më saktë menaxheri i pajisjeve.
Sipas protokollit të UEFA, me një numër të ulët të prekurish, ndeshja luhet normalisht. Në qoftë se vendoset të luhet rregullisht në orën 16:00, Kosovën do ta drejtojë ndihmësi Muharrem Sahiti. (A2 Televizion)