
Kombëtarja e femrave në futboll është mundur edhe në ndeshjen e dytë të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian.
Në takimin e zhvilluar pasditen e së premtes në stadiumin “Elbasan Arena”, Portugalia triumfoi me rezultatin e ngushtë 0-1.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua që në minutën e 16 të pjesës së parë dhe pavarësisht përpjekjeve të lojtareve të drejtuara nga Vioresin Sinani, ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.
Pas ndeshjes, trajneri Sinani u shpreh për A2 tepër i kënaqur pavarësisht rezultatit, duke pasur parasysh cilësitë e kundërshtarit.
“Paraqitja ishte shumë e mirë dhe besoj se e kemi kënaqur edhe publikun në stadium, pavarësisht rezultatit. Jam shumë i kënaqur. Ndoshta një barazim do të ishte edhe shumë më i bukur. Megjithatë, duhet të jemi të kënaqur. Është një grup i mirë vajzash që lufton dhe punon dhe gradualisht do të kemi rezultate. Në grup kemi skuadra shumë të forta, por uroj të vazhdojmë me këtë lojë, pasi besoj se do të vijnë edhe rezultatet”, tha Sinani.
Në ndeshjen e parë në këto eliminatore, Kombëtarja shqiptare u mposht 0-3 ndaj Finlanda. (A2 Televizion)