All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kombinim vaksinash për dozën e tretë? Alimehmeti: Përgjigja imunitare shtohet. Rakacolli: Nuk do të ketë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 20:28 | Aktualitet
Kombinim vaksinash për dozën e tretë? Alimehmeti: Përgjigja
All - Paragraf - 1

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në Debat në A2 CNN u shpreh se nuk do të ketë kombinim të vaksinave në dozën e tretë e cila do të nisë të aplikohet nga 1 nëntori për personat mbi 60 vjeç dhe grupet e rriskuara.

Por, a ka Shqipëria aktualisht doza mjaftueshëm? “Gjithkush që merr një vendim i ka marrë të gjitha pasojat dhe elementët që lidhen me këtë vendim. Padyshim që ka garanci për dozat e vaksinave dhe zinxhirin që do të organizojë bërjen e vaksinave. Ajo që kërkohet është që njerëzit të paraqiten atëherë kur ftohen dhe të konsultohen me mjekun e familjes. Ai ndan dilemat që secili mund të ketë”.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, epidemiologu Alimehmeti u shpreh se kombinimi i vaksinave mund të shtojë përgjigjen imunitare. “Por nga krahu tjetër ka një risk të lehtë të efekteve anësore, pasi janë dy produkte të ndryshme. Megjithatë, duhet të marrim parasysh që nuk janë testuar mirë”, tha epidemiologu. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos